Teuta ende pa fitore, Vllaznia nuk shfrytëzon…momentin

Abissnet Superiore, Java 6:
Teuta – Vllaznia 0-0

Mbyllet pa fitues dhe me rrjeta të paprekura sfida në “Niko Dovana” mes Teutës dhe Vllaznisë. Dy skuadrat ndajnë nga një pikë në këtë javë të 6-të Abissnet Superiore.

Si Teuta ashtu dhe Vllaznia zhvilluan një ndeshje thuajse të barabartë. Të dyja ekipet krijuan raste të rrezikshme në zonat e portierëve Qirko dhe Zogoviç, të cilët ishin vendimtarë në disa situata.

Teuta u duk se kishte shfrytëzuar si duhet pauzën e kampionatit ndërsa durrsakët reaguan disi më ndryshe këtë ndeshje duke u shfaqur kërkues. Sidomos në pjesën e parë.

Gjithsesi, fitorja e parë nuk vjen as ndaj Vllaznisë e cila në 15 minutat e fundit të ndeshjes krijoi më shumë duke ia arfuar ndjeshëm golit.

Pas kësaj ndeshjeje, Vllaznia mbetet e katërta ndërsa Teuta parakalon Laçin përkohësisht pasi java e 6-të ka ende sfida për t’u luajtur./S. Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!