India përfshihet në kalendarin e MotoGP…

  • Karlos Ezpeleta tha se fundjava e MotoGP, gjeneron të ardhura ekonomike prej 100 milionë eurosh.

MotoGP ka konfirmuar se në kalendarin e Botërorit 2023, në pistën Buddh, pranë Nju Delhit në Indi, do të ketë një garë sezonale. Aty ku Formula 1 ka garuar këtë edicion.

Ndërkohë CEO i MotoGP, spsanjolli Karmelo Ezpeleta, ka parë vetë nga afër pistën dhe ka deklaruar se kjo garë, në këtë pistë të re, do të jetë mjaft interaktive. Sipas tij, në Dehli por dhe në gjithë Indinë kishte interes të madh për këtë sport të nivelit të lartë konkurues.

Ezpeleta shprehet:

“Jemi shumë krenarë që “Buddh International Circuit” do të jetë në kalendarin e vitit 2023. Kemi shumë fansa në Indi dhe jemi të emocionuar që mund ta sjellim këtë sport në vendin e tyre. India është gjithashtu një treg kyç për industrinë e motoçiklizmit.

Po presim me padurim të garojmë në pistën ndërkombëtare të Buddhit, si dhe të shohim tifozët duke e përjetuar drejtpërdrejt këtë sport të jashtëzakonshëm.

Ministri indian Nand Gopal ‘Nandi’,shtoi:

“Kjo ngjarje do t’i japë një shtysë të madhe ekonomisë duke gjeneruar një fluks të investimeve të huaja në vend.

Duke qenë se vendi është tregu më i madh në botë i makinave me dy rrota, Karlos (CEO) ka thënë se “MotoGP dhe India ishin të destinuara për njëra-tjetrën”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!