MotoGP/ Kuartararo e Banjaja para mediave në Tajlandë

Katër xhiro nga fundi, Kuartararo e Banjaja, bashkë në konferencë shtypi. Pritet duel i ndezur ndërmjet pilotit të Yamaha-s dhe atij të Dukati-t.
Pas garës në Japoni, MotoGP kalon në Buriram, për ‘Çmimin e Madh’ të Tajlandës. Në konferencën për shtyp sot piloti i Dukatit Françsko Banjaia dhe ai i Yamaha-s Fabio Kuartararo.
Italiani i rikthehet gabimit në Japoni:
“Isha shumë ambicioz, u përpoqa nga shumë larg”. Në funksion të garës, lideri botëror Fabio Kuartararo është optimist: “Mund të bëjmë një rezultat të mirë pavarësisht motit”.
Ndërkohë, Tajlanda, pika e radhës e takimit për pilotët dhe skuderitë e MotoGP të kampionatit Botëror, është mundësia perfekte për të kompensuar pikë.
Veçanërisht për Françesko Banjajën, i cili në konferencë për shtyp në prag të fundjavës në Buriram, i rikthehet edhe gabimit të bërë në Motegi teksa u rrëzua në xhiron e fundit:
“Kam shqyrtuar garën, po përpiqesha të parakaloja Kuartararon, por isha shumë larg për të tentuar të parakaloja: isha shumë ambicioz. Një gabim që do ta bëja përsëri, sepse synimi im është të qëndroj përpara”.
Më pas një shaka tenisi: “Unë dhe Fabio jemi si Siner dhe Alkaraz. E luajmë pikë për pikë deri në fund. Me siguri do të jetë edhe një lojë nervash mes nesh. Të gjithë jemi të fortë ndryshimi është kush arrin të jetë më i fortë në një moment të vështirë”.
Në Buriram kryesusei i kampionatit Botëror Fabio Kuartararo me 219 pikë (201 Banjaja) do të përpiqet të përmirësojë treguesit e tij. Me 18 pikë përpara asgjë nuk është e sigurtë për të shkuar te titulli i dytë radhazi.
Francezi thotë: “Tek Motegi nuk arrita të parakaloja edhe pse ritmi ishte i mirë .Isha agresiv por nuk funksionoi. Këtu në Buriram mund të bëjmë një rezultat më të mirë pavarësisht nëse pista do të jetë e thatë apo e lagësht”.
Gara e Tajlandës do të zhvillohet të dielën më 2 tetor./Sportiim.al/