E shtuna/ Dueli i Laçit në kushte optimale, Egnatia-Kastrioti…
Përgatiti: Erga Kenga
E shtuna e javës së gjashtë Abissnet Superiore, vjen me dy sfida të cilat sipas Departametit të Garave në FSHF, do të nisin në orën 15:00.
Përpos pozicionit aktual në tabelë Laçi- Kukësi pritet të dhurojë emocione të shumta pasi organikat respektive që dy klubet kanë garantojnë një ndeshje cilësisht të nivelit të lartë. Një ndihmë pritet të japë edhe fusha e rehabilituar në stadiumin ‘Laçi’ teksa në 12 shtator ajo u rimboll në gjithë gjeometrinë e saj.
Në aspektin e kontigjentit bardhezinjtë vijojnë të kenë probleme. Vukiçeviç deklaroi sot se Alla, Shkurtaj, Roganoviç, e kanë thuajse të pamundur aktivizimin. Me dy të parët që vijnë në këtë takim me statusin e ishit. Lajm i mirë për kurbinasit, rikthimi i mesfushorit Serxhio Ujka. Kjo sfidë gjykohet nga Klodian Shahini.
Te kampi kuksian, problemi i vetëm i trajnerit Dobi është sulmuesi Klejdi Daci teksa në Kupë me Labërinë pati një lëndim. Rikthehet pas pezullimit mbrojtësi Tiago Ferriera.
Egnatia e teknikut Edlir Tetova pas atij fillimi të zbehtë, e ka gjetur mjaft mirë vetën. Rrogozhinasit pozicioniohen në vend të 6 me 7 pikë ndërsa fill pas tyre Kastrioti me 5 pikë.
Në të dy kampet nuk raportohen dëmtime. Madje te krutanët, tekniku Emiljano Çela arriti të ruajë thuajse të gjitha forcat kryesore në Kupë duke qënë plotësisht i përqendruar te sfida në Rrogozhinë
E veçanta e të katër ekipëve që zbresin nesër në fushë, lidhet me fitoret e tyre në të vajtjes së Kupës në 26 dhe 28 shtator. Ndeshja i është besuar ndërkombëtarit Enea Jorgji
Ndërkaq e diela orfon ‘Mega derbin’ e kryeqytetit Partizani- Tirana. Kjo sfidë e 168 mes të mëdhave të Superiores do të mbyllë javën e gjashtë të këtij edicioni të 84-ët të futbollit shqiptar.
E shtunë ora 15:00
Laçi- Kukësi
Egnatia- Kastrioti
Të dielën:
Partizani- Tirana (19:00)