Dobi: Me Laçin si finale

Kukësi udhëton nesër drejt Laçit për t’u përballur me bardhezinjtë. Të dyja skuadrat e shohin veten në një situatë jo të favorshme në tabelën e klasifikimit, teksa i ndan vetëm një pikë. Kukësi në vendin e fundit, ndërsa Laçi në zonën “play-off” luajnë ditën e nesërme “derbin” e veriut me start në 15:00.

Në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Laçit, trajneri Enkeleid Dobi theksoi se për ta do të jetë si një finale, teksa nuk tregon shumë për gjendjen e skuadrës.

Ndeshja me Laçin? “Ndeshjen e nesërme e vlerësojmë si finale. Duke parë kushtet në të cilat jemi, çdo ndeshje është si finale dhe duhet të vlerësohet si e tillë.”

Skuadra më e fortë? “Deri tani nuk kam parë një skuadër që të bëjë diferencën në Shqipëri dhe të ketë nivel më të lartë. Të gjitha skuadrat janë thuajse të një niveli dhe janë vetëm detajet ato që bëjnë ndryshimin.”

Gjendja fizike? “Do të shihet në fushë. Normalisht në stërvitje është shumë ndryshe nga ndeshja dhe gjendja e vërtetë e futbollistëve shihet vetëm në fushë gjatë ndeshjes.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!