‘EuroJapan Cup’, Kumbulla në Tokio

‘EuroJapan Cup’ dërgon për një javë Romën në Japoni. Ky është njoftimi i Sportmediaset lidhur me fluturimin e skuadrës së Kumbullës drejt Lindjes nga data 22 deri më 29 nëntor.

Roma do të përballet me Nagoya Grampus në Toyota Stadium më 25 nëntor, ndërsa më 28 nëntor do të luajë me Yokohama F. Marinos në stadiumin kombëtar të Japonisë.

“Jam i kënaqur që do të sjell lojtarët e mi në Japoni në nëntor për të marrë pjesë në Kupën e ‘EuroJapan Cup’- tha trajneri portugez -. Mezi pres të luaj kundër Nagoya Grampus dhe Yokohoma F. Marinos, dy nga ekipet më të mira dhe më të njohura.

Kam kujtime shumë të mira nga vizitat e mia të mëparshme në Japoni dhe e di se sa shumë tifozët e atij vendi e duan futbollin, kështu që është shumë emocionuese të kem mundësinë të kthehem edhe një herë në atë vend”, deklaroi portugezi./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!