Fiton në Molise, Lotito bëhët Senator

Klaudio Lotito zgjidhet senator i parlamentit të Italisë. Lajmin e bën publike TMW e cila i referohet faqes së internetit të Republika-as.

Kreu i Lacios fitoi sfidën në zonën elektorale të Molise. Ai u propozua nga qendra e djathtë e ‘Forza Italia’.

Lotito kishte kaluar të gjithë legjislaturën e fundit duke paraqitur ankesa kundër përjashtimit nga Senati dhe sot ai mund të festojë zgjedhjet dhe për rrjedhojë të ndjejë sigurinë e pranisë së tij në Parlament.

“Kam vënë zemrën dhe pasionin tim në këtë fushatë elektorale – deklaroi senatori i ri – nuk do ta tradhtoj besimin e Molise”. Pas fushatës intensive me rezultatin e duhur, Lotito do të mund të kthehet në Romë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!