Infantino, Asllani dhe Kasami…

Në vijim të vizitave të tij në Ballkan, kreu i FIFA-s Xhani Infantino vizitoi të premten FFK. Në axhendë numri 1 i futbollit në planet u takua me faktorin sportiv të kryesuar nga Agim Ademi. Premtoi mbështetje të Federatës kosovare.

Marko Skonçerti gazetari i njohur italian i intevistuar nga TMW thotë se Asllani duhej të kishte më shumë minuta te Inter.
“Prisja që Inzagi ta provonte më shumë Asllanin, tani ai e hedh në fushë si një debutues në San Siro me Romën. Ndoshta mund t’i jepej më shumë kohë”.

Pajtim Kasami rikthehet në Greqi. Mesfushori me origjinë nga Maqedonia e Veriut, i cili numëron 12 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren e Zvicrës, ka firmosur me Olympiakosin. Më herët 30 vjeçari ka luajtur për këtë skuadër (2014-16) për dy edicione./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!