Besnik Hasi pritet të marrë vendin e Zhires

Rezultatet jo në pritshmëri të përfaqësueses Dardane në Nations League duket se kanë vënë në diskutim pozicionin e trajnerit aktual të Kosovës Alen Zhires.
Në Twitter, ‘Dardanien Footy’ ndërsa i referohet ‘korneri’, shkruan se ish futbollisti kuqezi Besnik Hasi, mund ta zëvëndesojë francezin fill pas përfundimit të eliminatorëve të Ligës së Kombëve.
Për 50 vjeçarin nga Gjakova me karrierë të pasur si trajner te Anderleht, Olimpiakos, Legia Varshavë, Al Raed e Al Ahli do të figuronte aventura e parë në krye të një ekipi përfaqësues.
Postimi:
Besnik Hasi do të emërohet trajner i ri i Kosovës për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian në mars pasi do të shkarkohet Alain Giresse.
