Italia i kthen makthet Anglisë, Hungaria nuk pyet për gjermanë

sportiim2

Nations League/ Anglia jashtë Ligës A, Gjermania në vend-numëro

Përgatiti: Sara Gjidiaj

Pasi i rrëmbeu ‘Euro 2020’ në Wembley, Italia rrëzon nga Liga A Anglinë në Nations League. Me golin e vetëm të Raspadorit, axurrët morën një 3-pikësh me vlerë ndaj “Tre Luanëve” duke u ngjitur në vendin e dytë në pritje të sfidës së fundit me Hungarinë. Sakaq, Anglia zbret 1 ligë më poshtë, në Ligën B, aty ku do të luajë sezonin e ardhshëm. Gjithnjë nëse UEFA nuk ndryshon format.

Supersfida tjetër e kësaj mbrëmjeje sjell surprizën e radhës. Gjermanët mposhten në shtëpi nga Hungaria 0-1. Edhe pse dominuan lojën dhe krijuan më shumë raste, vendasit nuk kaluan dot hungarezët e uritur vetëm për fitore. Kështu, Gjermania mbetet në Grupin 3 të Ligës A, ndërsa Hungaria ka dhe një provë të fundit për të kaluar, atë ndaj Italisë.

Më herët, Maqedonia e Veriut u mposht 2-0 nga Gjeorgjia. Për maqedonasit nuk ka më asnjë mundësi për të marrë kreun e grupit pasi llogaritë janë mbyllur dhe një shkallë më lart do ngjitet pikërisht Gjeorgjia.

Liga A, Grupi 3: Gjermani – Hungari 0-1 Itali – Angli 1-0

Liga B, Grupi 3: Bosnje-Hercegovinë – Mali i Zi 1-0 Finlandë – Rumani 1-1

Liga C, Grupi 4: Gjeorgji – Maqedoni e Veriut 2-0 Bullgari – Gjibraltar 5-1

Liga D, Grupi 2: Estoni – Maltë 2-1

?>