Dalipi lë Apoloninë, elbasanasi largimi i tretë në inferiore

Vetëm tri javë dhe Kategoria e Parë arrin në tre trajnerë të larguar. I fundit elbasanasi i Apolonisë së Fierit, Klevis Dalipi.
Ishte vetë ish trajneri i Partizanit ai që njoftoi largimin nga bardhjeshilët pas humbjes së fundit 2-1 me Besën.
“Projekt i papërfunduar. Një falenderim për impenjimin dhe seriozitetin e treguar nga ju djema. Suksese, jeni më të mirët”, shkruan Dalipi. Lajmin e bën publik vetë klubi.
Ndërkohë i pari që iku ishte trajneri i Flamurtarit Dritan Resuli. Vendin e tij e zuri Marcelo Troisi.
Edhe Turbina e Cerrikut e presidentit Gjoka largoi Adriatik Faslliun, për të ecur me Bledar Devollin. Largimi i Dalipit sot tregon se edhe në inferiore, kur gjërat nuk ecin, vendimet për shkëputje bashkëpunimi, janë të shpejta.
