Apolonia-Lushnja derbi rajonal, Skënderbeu viziton…

Pesë ndeshje sot në Kategori të Parë. Flamurtari- Besa hap ditën me perballjen e parashikuar në stadiumin ‘Flamurtari’ me start orën 12:30. Ndjekin për javën e katërt, 4 duelet e tjera të programuara në orën 15:00.
Spikat derbi i Myzeqesë ndërmjet Apolonisë dhe Lushnjës i cili do të zhvillohet në “Loni Papuçiu”. Me interes edhe dalja e radhës e Skënderbeut teksa sot do ndeshet me debutuesit e Luzi 2008 në Shijak.
Në Peshkopi, Korabi pret Turbinën ndërsa një tjetër derbi duket ai i programuar në stadiumin e Lezhës teksa Besëlidhja takohet me Tërbunin e Pukës.
Pogrami i javës së 4-ët në Kategori të Parë:
12:30
Flamurtari-Besa
15:00
Korabi-Turbina
Besëlidhja-Tërbuni
Apolonia- Lushnja
Luzi 2008- Skënderbeu (në Shijak)
Të dielën:
Tomori- Dinamo 12:30
Burreli-Oriku 15:00/Sportiim.al/