Superiore/ Ballshi dhe Durrësi marrin vëmendje
Dy takime sot për javën e 5-të Abissnet Superiore. Në fushë, me start orën 15:00 në “Adush Muça”, Bylis- Egnatia ndërsa pak më vonë në “Niko Dovana”, Erzeni pret Laçin.
Në dukje, sfida të balancuara por në këtë fazë të parë të sezonit të ri futbollistik, ndodhitë dhe befasitë kanë shoqëruar në çdo takim.
Florjan Lata do gjykojë në Ballsh ndërsa në Durrës, sfida i është besuar një gjyqtari me eksperiencë si Kridens Meta.
Sakaq, të dielën zhvillohet vetëm dueli Vllaznia- Kastrioti ndërsa të hënën në “Kukës Arena”, supersfida Kukësi- Patrtizani. Ndeshja e luajtur dje mes Tiranës dhe Teutës në “Selman Stërmasi” u mbyll 4-0 për bardheblutë e Orges Shehit.
Sot:
15:00 Bylis- Egnatia
17:45 Erzeni- Laçi (në Durrës)
Të dielën
17:45 Vllaznia- Kastrioti
Të hënën:
15:00 Kukësi-Partizani
Tirana- Teuta 4-0 (luajtur të premten)/Sportiim.al/