Bien milanezet, Madridi ka mbretin Real

sportiim2

Përgatiti: Sara Gjidiaj

Në Ligue1 Mesi i jep tri pikë PSG-së, Arsenal nuk di të ndalet…

Derbi madrilen shkon për kampionët në fuqi të La Liga-s. Real Madrid nuk njeh humbje dhe rrëmben një tjetër fitore me peshë ndaj Atletiko Madridit.

Nervozizëm, rivalitet, gola dhe karton i kuq në një sfidë të luftuar më “Metropolitano”. Dy golat për Realin që të dy për kopertinë, u shënuan në pjesën e parë nga Rodrigo dhe Valverde. Miqtë kishin gjithçka në administrim deri në minutën e 83′-të kur Hermoso rihap llogaritë pasi atij goli me sup.

Gjithësesi vetëm ‘alarm’ i rremë nga Atletiko Madrid pasi deri në fund mbetet në fuqi rezultati 1-2-, ndërsa Hermoso ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe lë fushën e lojës në minutat shtesë.

Në Seria A java e 7-të mbyllet me befasi. E para vjen nga Udine ku vendasit mposhtin Interin 3-1. Zikaltërit e Inzagit zhgënjejnë me lojën e tyre, ashtu si dhe bardhezinjtë e Juventusit të cilët humbin minimalisht përballjen ndaj Monzës me Di Marian të ndëshkuar me të kuq gjatë fundit të pjesës së parë.

Sakaq, Atalanta i rrëmbeu 3-pikëshin Romës me golin e Skalvinit që rezultoi vendimtar. Zhoze Murinjo nuk shmang dot kartonin e kuq në këtë sfidë jo pak delikate.

Supersfida Milan – Napoli përmbylli xhiron e 7-të të kampionatit elitar në Apenine. Përballja e luftuar mes dy skuadrave që synonin kreun, përfundoi me fitoren e Napolit 1-2. Edhe pse Zhiru rihapi llogaritë për kuqezinjtë, Simeone mendoi dhe veproi për t’i dhënë fitoren napolitanëve.

Rezultatet:

Premier League: Brentford – Arsenal 0-3 Everton – Uest Hem 1-0

La Liga: Osasuna – Getafe 0-2 Vijareal – Sevilja 1-1 Real Betis – Xhirona 2-1 Real Sociedad – Espanjol 2-1 Atletiko Madrid – Real Madrid 1-2

Serie A: Udineze – Inter 3-1 Kremoneze – Lacio 0-4 Fiorentina – Verona 2-0 Monza – Juventus 1-0 Roma – Atalanta 0-1 Milan – Napoli 1-2

Bundesliga: Union Berlin – Volfsburg 2-0 Bohum – Këln 1-1 Hofenhaim – Frajburg 0-0

Ligue 1: Reims – Monako 0-3 Brest – Azhaksio 0-1 Klermont – Trojes 1-3 Marsejë – Renës 1-1 Nicë – Anxhers 0-1 Nantes – Lens 0-0 Lion – PSG 0-1

?>