Abakarov kampion Bote, medalje e Artë…
Zelimkhan Abakarov i veshur kuqezi, shkruan historinë e mundjes shqiptare. Çeçeni me pasaportë shqiptare, ka fituar sot medalje të Artë në Botërorin e Mundjes që zhvillohet në Serbi.
Pasi eleminoi në gjysmëfinale serbin Stevan Miçiç, sot në finale me Tomas Gilman, Abakarov arriti të bënte të njëjtën gjë duke fituar me dominim total e merituar të Artën e parë të Shqipërisë në mundje deri në 57 kg.
Ndërkohë KOKSH shkruan në zyrtare se Ernest Merdanaj shpallet kampion i turneut “Slovenia Open G2” në Taekwondo. Sportisti shqiptar dominon në garën kualifikuese për Lojërat Olimpike, “Paris 2024”, duke fituar tre takime në tokën sllovene./Sportiim.al/