Zhires zbardh listën Dardane të shtatorit

Për grumbullimin e shtatorit, teksa luhen dy sfidat e fundit të Nations, trajneri francez i Kosovës Alen Zhires ka ftuar 26 futbollistë. Kosova do të jetë e impenjuar me Irlandën e Veriut më 24 shtator në Belfast dhe me Qipron, më 27 shtator, në Prishtinë.

Rikthehet Leart Paqarada ndërsa në listën e Zhires gjëndën dhe tre futbollistë nga Kosova. Ata janë Ilir Krasniqi, Lindon Emerllahu dhe Lumbardh Dellova. Nga ana tjetër listohet për herë të parë 21 vjeçari Shkëlqim Vladi i skuadrës së Araut në Zvicër.

Stërvitja e parë e Dardanëve zhvillohet të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” me start orën 19:00. Të martën, Zhires ka planifikuar konferencën e zakonëshme për shtyp.

Lista e Kosovës:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!