Java e befasive, Laçi rimbjell fushën

Java e 4-ët Abissnet Superiore me shifrat teknikë të prodhuar ka bërë ‘lëmsh’ dhjetë skuadrat pjesëmarrëse në Superiore. Tej fitores së thellë të Egnatias ndaj Vllaznisë 3-0, dy fitoret e të ‘voglave’ Bylis e Erzeni ndaj Laçit dhe Partizanit, i ka vënë kapakun termit ‘skuadra të mëdha, skuadra të vogla’.

Ndërkohë e radhës do të luhet në 4 ditë (kalendari poshtë). Me nisjen e shirave pritet që terrene të caktuara pas një stine të nxehtë të rimarrin vetën. ‘Tirana- Teuta pritet të spostohet për tu luajtur në Elbasan. Fusha e bardhebluve në kondicion jo të mirë.

Por ka dhe fusha të tjera që kanë nisur rimbjellën. Paraditja e sotme pa të rimbillet (farë ekstra) fusha e stadiumit ‘Laçi’. Me kalendarin jashtë dhe disa javë ndërprerje për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, kurbinasit mbyllën procedurat e riformatimit të fushës.

Kalendari i javës së 5-të:

E premte:
Tirana-Teuta 16:00 (?)

E shtunë:
Bylis-Egnatia 15:00
Erzeni-Laçi 17:45 (në Durrës)

E diel:
Vllaznia-Kastrioti 17:45

E hënë:
Kukësi-Partizani 15:00 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!