Juve mbetet prapa, Reali përmbys Muriqin

sportiim2

Mbyllet në barazim 2-2 ndeshja dramatike mes Juventusit dhe Salernitanës, ku nuk munguan përplasjet, kartonat e kuq dhe golat e anuluar.

Miqtë udhëhiqnin 2-1 deri në minutën e 93′-të, kur Bonuçi gabon nga pika e bardhë e penalltisë, por kthen në gol topin e pritur nga Perin. Pak sekonda më vonë, Bonuçi tund sërish rrjetën e Salernitanës me një gol që anulohet për pozicion jashtë loje.

Ka përplasje të forta mes lojtarëve në minutat e fundit të sfidës dhe lumë kartonësh të kuq. 3 të ndëshkuar në radhët e Juventusit, përfshirë edhe trajnerin Alegri, i cili bashkë me Milik dhe Kuadradon do të mungojnë ndeshjen e ardhshme. Për Salernitanën, “skuqet” vetëm Fazio.

Ndërkohë Atalanta nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e javës së gjashtë të Serie A përballë Kremonezes, ndërsa Lacio nuk zhgënjen përballë Veronës.

Për të kaluar më Spanjë aty ku Vedat Muriqi gjen sërish golin me skuadrën e Majorkës, por përballë Realit të Madridit fitorja ishte e pamundur. Madrilenët përmbysën golin e kosovarit duke gjetur 4 herë portën e miqve.

Po 4-1 u ndëshkua dhe Elçe nga Atletik Bilbao, ndërsa Getafe surprizoi Real Sociedadin me fitoren 2-1. Fiton gjithashtu Real Betis përballë Vijareal.

Sakaq, Bundesliga luajti 2 sfidat e fundit të javës së gjashtë. Union Berlin mposht minimalisht Këlnin dhe merr kryesimin e klasifikimit, teksa mbyllet pa gola Frajbrug – Gladbah.

Rezultatet:

Serie A: Atalanta – Kremoneze 1-1 Bolonja – Fiorentina 2-1 Leçe – Monza 1-1 Sasuolo – Udineze 1-3 Lacio – Verona 2-0 Juventus – Salernitana 2-2

La Liga: Real Madrid – Majorka 4-1 Elçe – Atletik Bilbao 1-4 Getafe – Real Sociedad 2-1 Real Betis – Vijareal 1-0

Bundesliga: Këln – Union Berlin 0-1 Frajburg – Borusia Gladbah 0-0

Ligue 1: Strasburg – Klermont 0-0 Azhaksio – Nicë 0-1 Anxhers – Montpelje 2-1 Lorient – Nantes 3-2 Tuluzë – Reims 1-0 Renës – Auxerre 5-0 Monako – Lion 2-1

?>