Rashica kopsit letrat, Gallatasaraji e prezanton

Pas Ikardit sot u zyrtarizua si futbollist i Gallatasarajit edhe futbollisti nga Vushtrria e Kosovës Milot Rashica. Ishte vetë klubi i famshëm turk i cili postoi në zyratene tij foto nga Rashica me uniformën e re.
Në fakt sot për sulmuesin anësor dardan pati dhe një sqarim të dobishëm pasi lojtari 26 vjeçar duket se ka prishur kontratën me Noruiç dhe tani do të jetë “turk” për 1.5 milion euro në sezon.
Kështu pritja madhështore e Ikardi -Uanda Mara të mërkurën nga publiku i ‘verdhë’, ia lë vendin yllit kosovar i cili nuk do të jetë i fundit te skuadra e Stambollit. Dje u fol se dhe Hamez Rodriguez është udhës…/Sportiim.al/