Flet Sulejman Maliqati, ‘Nderi i Kombit’

Bisedoi: Isuf Myrtaj

A është termi më i gjetur apo më i madh ”Macja e Zezë’ për ish portierin e Besës, Partizanit dhe ekipit Kombëtar, Sulejman Maliqati, cituar fillimisht në Lajpcig nga gazeta “Deutche Sport Echo”?

Kjo retorikë nuk vlen para faktit ndërsa ish ikona e madhe e kuadratit në lojën e futbollit shihet në shkallët e ‘Niko Dovana”-s për të ndjekur takimin e javës së tretë Erzeni-Teuta (0-0) luajtur të shtunën.

Ish-mbreti i portës i cili në 1 gusht mbushi 94 vjeç, ashtu në shoqërinë e një gazete sportive në duar dhe me ecjen normale ndërsa la impiantin pas takimit derbi, pranoi të thotë ‘dy fjalë’ për ‘Sportiim.al’.

Mjeshtër komplimente për fizikun tuaj, ende në gjurmët e topit?

“Po faleminderit. Erdha të shoh një takim mes dy skuadrave fqinje. Por nuk më kënaqen. Janë çuna të rinj në sjelljen me topin. Sidomos te Teuta. Prisnja më shumë.”

E lëmë ndeshjen… ju dukeni si një djalosh. Ka sekrete?

“Jam 95 vjeç (në fakt 94 por Mjeshtëri pasi ka festuar të 94-ën, e konsideron veten një vit më të madh; redaktori). Asnjë sekret. Përpos problemëve që shpesh jeta ka afruar, jam munduar të mbaj një regjim strikt. Ushqimi dhe lëvizjeje”.

Si ishte në kohën tuaj?

“Ehhh! Kam luajtur rastësisht si portier por pa doreza. Isha kalama kur nisa me sindikatën e Besës së Kavajës. Më tutje te Partizani. Arritje fantastike. Edhe me Kombëtaren”.

Po “Macja e Zezë?

“Ma vendosi shtypi gjerman por dhe të tjerë. Unë vishesha i gjithi me uniformë të zezë. Duke pritur topa të shumtë, ndoshta ky ishte motivi”.

Ndonjë kujtim jashtë sportit?

“Janë të shumtë por një gjë më ka mbetur në mendje. Isha nënoficer te “Diko Zeqo”. Në kohën kur isha te Partizani. Ministri i kohës së ushtrisë më takoi një ditë e më tha:” Na ke bërë krenar…Si të shkojnë punët? Iu përgjigja: Në fushë mirë por jo dhe aq mirë jashtë saj. Marr 3 500 lek (të vjetra; Red). Ngriti ‘vetullat’ e më pas diçka u përmirësua.”

‘Qytetar Nderi’ i Kavajës, ‘Mjeshtër i Merituar Sporti’ dhe së fundi ‘Nderi i Kombit”… i kompletuar?

“Shiko. Vlerësimet nuk kanë munguar. Brezi ynë luajti pa ‘doreza’ por si unë ka patur me dhjetra dhe qindra futbollistë. Unë kam dhe shumë e shumë tituj të tjerë por ky i fundit duket se më ka plotësuar të gjithin.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!