Fiorentina sot në përvjetor

Klubi ‘viola’ feston sot 96 vjetorin e themelimit.
Fiorentina ka lindur më 29 gusht 1926. Klubi ‘vjollcë’ u formua nga bashkimi i Klubit Sportiv të Firences dhe Palestres Fiorentina Libertas, dy skuadrat kryesore të Firences.
E gjitha nisi me iniciativën e Markezit Luigi Ridolfi Vay da Verrazzano. Ideja ishte t’i jepej qytetit një ekip konkurrues teknikisht dhe financiarisht në nivel kombëtar. Presidenti i parë do të jetë Luixhi Ridolfi, këndi i lojërave i zgjedhur do të ishte stadiumi Libertas Velodrome në rrugën ‘Bellini’.
Bluza zyrtare e klubit do të ishin ato bardhekuqe, ngjyrat e qytetit të Firences. Për ndeshjen e parë të kampionatit të parë, Shoqëria mori emrin “Associazione Fiorentina del Calcio”.
Ngjau për shkak të shumicës me emrin e plotë Libertas, por dhe kontributit më të madh të këtij klubi në bashkim, duke u konkretizuar në vitin 1927″ me emrin; “Associazione Calcio Fiorentina”.