Klasikja e parë sezonale, Tirana me risi

  • Klubi pritës Tirana kursen para dhe drita. Shmang Arenën Kombëtare dhe luan ndaj Vllaznisë në “Selman Stërmasi” në ‘mesditë’.

Përgatiti: Erga Kenga

Klasikja Tirana- Vllaznia sot stadiumin “Selman Stermasi” duke nisur nga ora 16:00, hap zyrtarisht javën e tretë ‘Abissnet Superiore’.

Të dyja skuadrat vijnë në këtë takim pas fitoreve respektive ndaj Egnatias (0-2) dhe Kukësit (2-1) ndërsa sot si Tirana ashtu dhe Vllaznia do të kërkojnë të marrin maksimumin në fushë.

Ndonëse bardheblutë, larguan shumë titullarë, në fundin e merkatos, ia dolën të afronin dy futbollistë cilësorë si Ardit Deliu dhe Bruno Lulaj duke u kompletuar në prapavijë dhe mesfushë.

Më tej, Tiranës i duhet përqëndrim dhe nëse këto fjalë të dala nga goja e Shehit dje në konferencë për shtyp bëhën realitet, i bie që skuadra të jetë favorite për të kaluar rivalen historike, Vllazninë.

Në anën tjetër shkodranët zbresin sot në fushë me entuziazmin e fitores me Kukësin (2-1) në limite të ndeshjes së kaluar. Josa, një bardheblu në deje, e di mirë se çfar kërkohet nga kjo sfidë. Pavarësisht se do ti mungojë Liridon Latifi apo dhe Esin Hakaj (në diskutim) për arsye dëmtimesh.

Gjithashtu te kuqeblutë rikthehet në dispozicion kroati Ante Aralica. Sulmuesi ende nuk ka luajtur këtë edicion pasi kaloi një dëmtim muskulor.

Si pritet të luajnë Tirana- Vllaznia:

Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Lulaj, Përgjoni, Limaj, Aleksi, Kallaku, Ismjlgeci, Hasani, Xhixha.

Vllaznia: Zogoviç,Gurishta, Juriç, Bulatoviç,Smajli, Jonuzi, Herald Marku, Heriç, Mala, A. Hoxhaj, Kaina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!