Shehi: Vllaznia rival historik, jemi gati

Trajneri i bardhebluve, Orges Shehi ka folur para klasikes së nesërme përballë Vllaznisë e cila do të zhvillohet në “Selman Stërmasi” ora 16:00.

Tekniku i kampionëve në fuqi i konsideron shkodranët si rivalë të drejtpërdrejtë dhe vlerëson në maksimum këtë ndeshje. Shehi tregon gjithashtu se nesër skuadra do të pësojë ndryshime në formacion dhe në strategji.

Shehi:

Ndeshja e nesërme? -“Sfida ndaj Vllaznisë është klasike dhe Vllaznia është rivali i Tiranës historik por dhe momental. Një skuadër që gjithmonë ka objektiva për të qenë në majë që do të thotë që është ndër rivalët tanë të drejtpërdrejtë. Në ndeshje të tilla duhet anë psikologjike e fortë dhe të jesh i përqendruar te detajet. Ndeshje të tilla mund të bëjnë diferencën, për ne vjen shumë shpejt si ndeshja e tretë e kampionatit por që të gjithë ne e kemi fiksuar që nesër luajmë ndaj një kundërshtari direkt.”

Vllaznia? -“Është një kundërshtar i drejtpërdrejtë për ne, skuadër me elemente shumë cilësore dhe mendoj që është një kundërshtar i denjë për objektiva. Kundërshtar që të imponon respekt dhe për fanellën por dhe për elementet që ka në përbërje. Është një ndeshje që hyn te ato të fortat.”

Skuadra dhe ndryshimet? -“Ne pothuajse jemi të plotë, përveç Husein nuk është i gatshëm për shkak të një dëmtimi. Pjesa tjetër është e plotë dhe me afrimet e fundit që kanë plotësuar dokumentacionin mendoj se jemi të gatshëm për nesër. Kemi ndryshuar sistem dhe manovër, lojtarët në sulm mund të ndryshojnë në varësi të kundërshtarit por nesër do të shikohet kjo gjë.”/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!