Gega, notë kaluese në “Diamond League”

Këtë mbrëmje në “Diamond League” të Brukselit, atletja Luiza Gega është klasifikuar e 7-ta mes 15 rivaleve në garën e 3000 metrave me pengesa.
Ndryshe nga pak ditë më parë teksa në Mynih 33 vjeçarja u shpall kampione europe, në këtë disiplinë sot, u panë garueset e mëdha të botës.
Gega arriti kohën 9:14.41, rezultat që nuk është dhe aq i mirë për kampionën kuqezi por që mbetet një kohë e kënaqshme e aritur në nivelin botëror.
Sigurisht Gega ruajti trendin duke mos ‘lejuar’ asnjë sportiste europiane ta parakalontej. Të gjitha para saj ishin afrikanet e shkollës së madhe të shpejtësisë si Kenia, Bahreni dhe Etiopia./Sportiim.al/
