Ten Hag ‘urtë e butë’, fitorja e tretë radhazi

Java e pestë e Premier League u mbyll me fitoren e Mançester Junajtid ndaj Leiçester në një ndeshje me pak histori të luajtur në “King Power Stadium” . “Djajtë e Kuq” triumfuan me rezultat të ngushtë ndaj “Dhelprave”.

I vetmi gol i sfidës u shënua nga Sanço në minutën e 23′-të për të vulosur 3-pikëshin e tretë radhazi.

Ronaldo e nis sërish nga stoli por ka minuta edhe për portugezin për të cilin gjatë mbrëmjes u përfol për një kalim të minutave të fundit te Milan.

Sakaq, sot u luajtën edhe dy sfidat e fundit të xhiros së katërt të Serie A. Atalanta mposhti Torinon me shifrat 3-1. 3 herë gjeti rrjetën Kopmajnërs për zikaltërit, ndërsa Vlasiç shënoi golin e nderit për Torinon.

Bolonja – Salernitana përfundoi në barazim 1-1. Arnautoviç me penallti për Bolonjën dhe Dia thuajse në fund të sfidës vulosën këtë barzim që është i katërti me këto shifra për këtë javë të katërt./S.Gjidiaj/

Premier League:
Leiçester – Mançester Junajtid 0-1

Serie A:
Atalanta – Torino 3-1
Bolonja – Salernitana 1-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!