UEFA godet tetë klubet europiane që…

Tetë klubet janë gjobitur me një total prej 172 milionë eurosh

Kontrolli Financiar i Klubëve në UEFA kap sëpatën e sanksioneve për klubet që nuk respektuan kërkesat e normës së barabartë në periudhën 2018-2022, duke shkelur kështu rregullat e Fair Play Financiar.

Juventus, Inter, Milan dhe Roma, si dhe Monako, Beshkitas, Marsejë dhe PSG (klubi më i sanksionuar nga të gjithë).

Të gjitha klubet do të duhet të paguajnë një gjobë që nuk i nënshtrohet kushteve dhe më pas do të duhet të respektojnë një plan shlyerjeje: tre-vjeçar atë të Bardhezinjëve dhe Kuqezinjëve, katër-vjeçar atë të Zikaltërve dhe Verdhekuqëve, të cilat gjithashtu do të kenë disa kufizime për regjistrimin e lojtarëve të rinj.

Në mënyrë të detajuar, tetë klubet janë gjobitur me një total prej 172 milionë eurosh, nga të cilat 15% do të paguhen menjëherë pa kushte ndërsa 85% e mbetur do të paguhet vetëm në rast të mosrealizimit të objektivave buxhetore.

Milan do të paguajë 2 milionë, që mund të rriten në 15, Juventusi 3.5 milionë, që mund të rritet në 23, Interi 4 milionë, që mund të rritet në 26, Roma 5 milionë, që mund të rritet në 35. .

Ndërkaq, Napoli dhe Lacio nga skuadrat italiane shpëtojnë, së bashku me 17 skuadra të tjera të konsideruara, pasi arritën të përmbushin teknikisht kërkesën e barazimit falë aplikimit të masave të urgjencës COVID-19 sepse përfituan nga rezultate historike pozitive./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!