Josa para klasikes: Të konsolidohemi pa gabime

Nesër në “Selman Stermasi” luhet klasikja e futbollit shqiptar Tirana-Vllaznia me start në 16:00. Të dyja skuadrat vijnë pas fitoreve me Egnatian e Kukësin dhe do të kërkojnë të gjejnë triumfin e dytë radhazi.

Tekniku i shkodranëve, Mirel Josa, ka folur në lidhje me sfidën e nesërme që për të është edhe më e veçantë si një ish-trajner i bardhebluve.

Josa:

Situatë më e qetë në kampin shkodran?– “Duhet të dimë që marrja e 3-pikëshit e qetëson skuadrën më tepër keshtu që pas ndeshjes me Kukësin jemi më të qetë. Ndeshja mund të mbaronte më keq.”

Dëmtimet?– “I vetmi lojtar që do të mungojë është Latifi i cili po ekzaminohet në Kosovë. Të hënën kthehet në stërvitje. Ka një hematomë në pulpë. Nuk luan këtë ndeshje. Nuk e dimë sa zgjat dëmtimi.”

Objektivi për këtë sezon?– “Konsolidimi i skuadrës dhe sa më pak gabime.”

Përballë Tiranës vetëm për fitore?- “Dua një skuadër solide në fushë. Nuk them vetëm për fitore. Tirana ka treguar që di të marrë rezultate.”

Emocione për nesër?– “Normal që e pres me emocione. Problemi është si do ta presin futbollistët.”

Probleme me ndërrimin e stadiumit?– “Jo, asnjë problem.”

Analiza për ndeshjen ndaj Kukësit? -“Vllaznia ka luajtur deri në minutën e 60′-të futboll. Patëm defektet tona. Kukësi është ndërtuar për të fituar. Kemi bërë gabime. Duhet të ishim më të kujdesshëm pjesën e dytë dhe ta mbyllnim ndeshjen më parë. Nuk ka futboll pa gabime.”

Java e tretë, javë kyçe edhe për titullin?– “Nuk flas për titull që tani, flas për konsolidim skuadre. Nuk do jem asnjëherë i kënaqur. Do përmirësohemi vazhdimisht.”

Superkupa?– “Superkupa nuk ka pikë, e kemi lënë para Vitit të Ri. Do të shohim nesër njëherë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!