Vllaznia promovon të rinjtë

Vllaznia ka kthyer vëmendjen edhe nga akademia e të rinjve. Kështu, klubi shkodran ka njoftuar ditën e sotme marrëveshjen me dy lojtarë të akademisë kuqeblu për tre sezonet e ardhshme.

19-vjeçarët Flori Spahija dhe Antonio Delaj kanë nënshkruar kontratat e tyre të para profesionale me ekipin e parë të Vllaznisë. Spahija në mbrojtje dhe Delaj në vijën e sulmit pritet të japin siguri për të ardhmen e kuqebluve.

Njoftimi:

“Klubi i Futbollit Vllaznia përpos përpjekjeve për të sjellë në skuadër lojtarë sa më cilësorë për ekipin e parë, nuk e ka lënë pas dore asnjëherë edhe vëmendjen ndaj elementit të ri.

Si rrjedhojë, në kuadrin e investimit për të ardhmen, bëjmë të ditur se kemi firmosur me dy prej lojtarëve të spikatur të Akademisë tonë, Flori Spahija dhe Antonio Delaj.

Të dy këta futbollistë kanë nënshkruar kontratat e para profesionale dhe do të jenë pjesë e KF Vllaznia edhe për tre sezonet e ardhshme.”, shkruan klubi shkodran./S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!