Nations, nis shitja e biletave ndaj…Islandës

Me afrimin e muajt shtator afron edhe kompeticioni i UEFA Nations League i cili deri në nëntor do të mbyllë me ndeshjet në grupe.

Shqipëria, pjesë e Grupit 2 në Ligën B, në duelin e fundit me Izraelin në ‘Air Albania Stadium’ u mund 1-2.

Megjithatë në grupin e tyre me tri përfaqësuese (Rusia e përjashtuar nga FIFA dhe UEFA nga kompeticionet përkatëse) kuqezinjtë kanë shanse për të mbyllur në krye.

Fillimisht kombëratja e Edi Rejas duhet të fitojë në Izrael më 24 shtator e pas tri ditëve të bëjë të njëjtën gjë në Air Albania Stadium me Islandën.

Sakaq, FSHF ka nxjerrë në shitje biletat e takimit me Islandën (27 shtator, 20:45) me të cilën skuadra pati barazuar 1-1 në Rejkjavik.

Biletat varjojnë nga 750 deri në 15 000 lek të reja./Sportiim.al/

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!