Teuta e Kastrioti ndalen nga debutueset
Abissnet Superiore, java e dytë: Teuta – Bylis 1-1 (Hebaj 77’/ Antoni 12′), Kastrioti – Erzeni 0-0
Java e dytë Abisnet Superiore startoi sot me sfidat Teuta – Bylis dhe Kastrioti – Erzeni, të dyja të mbyllura në barazim.
Në “Niko Dovana” të Durrësit, Teuta barazoi me vështirësi Bylisin, i cili kaloi i pari në avantazh me golin e Antoni në minutën e 42′-të.
Baraspesha vendoset në pjesën e dytë kur Hebaj dërgon topin në rrjetë pas grushtimit të Haremit. Pas humbjes në Laç, durrsakëve nuk ju bëjnë punë as federimet ndërsa Bylis vijon serinë e rezultateve pozitive.
Në Kamëz 90-minutëshi u mbyll me rrjeta të paprekura. Kastrioti dhe Erzeni ndajnë nga një pikë në këtë javë të dytë. Një lojë e kujdesshme nga të dyja skuadrat që prodhuan por pa arritur të shënonin.
Në pjesën e parë Erzeni goditi traversën pas një devijimi të Ademit ndërsa krutanët edhe pse ishin më kërkuas përgjatë gjithë takimit mbetën pa konkluduar./Sara Gjidiaj/
Teuta – Bylis 1-1
Kastrioti – Erzeni 0-0