Josa: Na mungoi karakteri, ndaj Kukësit pres kthesën

Nesër në “Loro Boriçi’ me start orën 19:30 derbi i veriut Vllaznia-Kukësi.

Pas humbjes me Erzenin në javën e parë të Abisnet Superiore, për Vllazninë do të jetë edhe më e vështirë përballja e nesërme me Kukësin në “Loro Boriçi”. Trajneri Josa ka folur për mediet në lidhje me derbin e veriut.

Josa:

Fillim jo i mirë, nesër kthesa?
“E kishim menduar më të lehtë ndeshjen me Erzenin. Na hapën probleme. Na mungoi pozitiviteti dhe karakteri. Nesër asgjë nuk do të ndodhë vetvetiu. Duhet të tregojmë ato që nuk i treguam në sfidën e kaluar. Nuk e konsideroj më të vështirë se sfidën me Shijakun, e konsideroj një ndeshje të radhës.”

Esat Mala?
“Nuk flasim për individë, por për skuadër. Duhet të jemi të përgatitur për luftë. Esati është një plus për skuadrën tonë. Më intereson të kem kontingjentin e plotë.”

Skuadra e plotë nesër?
“Them se kemi një skuadër më të plotë. Më intereson të mos na mungojë egoja dhe mendimi për ta fituar ndeshjen. Nesër kemi të bëjmë me një skuadër që është ndërtuar për të fituar.”

Ndryshime nga ndeshja e kaluar?
“Ne ramë në një batak nga i cili vetëm ne duhet të dimë të dalim. Duhet të shkojmë me personalitetin dhe iniciativën e duhur për të dalë nga kjo gjendje. Duhet të përmirësojmë episodet që të arrijmë atë që duam ne.”

Pritshmëritë e tifozerisë?
“Tifozët ne na ndjekin kudo. Duhet t’ju japim optimizëm, jo di në ndeshjen e kaluar.”

Do ketë ndryshime në formacion?
“Do të ketë ndryshime. Kam 20 e ca lojtarë që duhet t’i shohim.”

Fitorja detyrim?
“Çdo ndeshje është detyrim për t’u fituar. Më mirë që humbja erdhi ndeshjen e parë me Erzenin. Ne duhet të bëjmë lojën tonë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!