Drejtori i Akademisë: Struktura e re te moshat ideale

Ditën e djeshëme është hedhur edhe shorti për të gjithë kampionatet e moshave të Kategorisë Superiore duke filluar nga U13, U14, U15, U17 dhe U19. Siç eshte bere e ditur tashme, ne sezonin e ri do te kete nje organizim te ri nga ana e Federates Shqiptare te Futbollit, teksa ne Superiore do te jene ekipet e moshave te klubeve me tradite.

Nderkohe ne lidhje me kete skeme te re ka patur edhe reagime negative nga klube dhe Akademi te ndryshme, por tek Vllaznia duket se eshte mirepritur nje skeme e tille. Nje gje e tille behet e ditur nga drejtori i Akademise Alban Neziri i cili ne nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” eshte shprehur:

“Jemi te kenaqur me kete strukture te re qe ka menduar Federata per kampionatet e moshave sepse do luajme ne kushte te mira infrastukturore. Kemi 4-5 vite qe kerkojme qe te femijet te kene mundesi ashtu ku sterviten po ashtu edhe te luajne me fusha me parametra te Uefa-s e jo fusha me permasa 70-50 ku nuk mund te pretendosh asgja si ne anen taktike as teknike.

Nese duam te kemi cilesi e jo sasi, akademite duhet te luajne me te miret dhe ato qe plotesojne kushtet si fushat, ambjentet sepse kjo eshte shume e rendesishme. Me vjen mire qe do ndeshemi me akademi si ato te Teutes, Flamurtarit, Apolonise, Skenderbeut, Partizanit, Tirana etj qe kane pase gjithmone lojtar e akademi model.

Inisiativa e re qe ka ndermarre FSHF mendoj se eshte e vonuar sepse duhej te behej me kohe per zhvillimin e moshave. Me vjen keq per akademite private qe kane shpenzuar leket e familjes e besoj ae eshte dashte te lajmerohen me heret”

Por nderkohe drejtori i Akademise Vllaznia ka edhe nje propozim shume interesant per Federaten kur thote: “Kisha nje sugjerim per drejtuesit e FSHF qe per t’i japim perparesi futbollisteve te rinj, te vendosin nje rregull qe ne Superlige nje lojtar 18 vjeç duhet te jete i detyruewhem ne formacion e te nderrohet po me 18 vjeçar. Ndersa ne kategori te pare, te jene dy lojtare 18 vjeçare te detyrueshem ne formacion./marrë nga ShkodraSport/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!