Kukësi nis ‘ulët’, surpriza Erzeni, java nis me…gola

Java e parë e sezonit të ri futbollistik në Abissnet Superiore u mbyll të dielën. Mes dukurisë së zakonëshme festive “top i parë” nga qendra, akti premierë nisi nga ‘Kukës Arena’ (Kukësi-Tirana) .

Të shtunën u luajtën Erzeni- Vllaznia në Durrës dhe Partizani- Egnatia në Elbasan. Për të mbyllur të dielën me dy takimet e fundit Laçi- Teuta dhe Bylis- Kastiroti.

Dhe që në start surpriza e madhe vjen nga ‘Niko Dovana’ me Erzenin e rikthyer pas 19 sezonëve teksa mund Vllazninë me supergolin e Alan Rodriguez 1-0. Egnatia kishte në dorë fitoren ndaj Partizanit. Në fund, tregohet skuadër e “vogël” duke pësuar dy gola nga të kuqtë.

Bylis thyen Kastriotin në pak minuta të pjesës së dytë ndërsa Laçi tregoi supermaci ndaj Teutës jo vetëm në shifra por dhe në lojë.

Dueli inagurues ndërmjet Kukësit dhe Tiranës u ndal pa fitues. Edhe pse nuk mori tri pikë, Tirana tregoi se di të sillet si kampione ndërsa nga Kukësi pritej më shumë.

Në aktin e parë sezonal u shënuan 12 gola. I pari i takoi Dacit të Kukësit. Sikundër dhe kartoni i parë i kuq.

Rezultatet e javës së parë edicioni i 84:

Kukësi-Tirana 1-1

Erzeni- Vllaznia 1-0

Partizani- Egnatia 2-1

Laçi- Teuta 3-1

Bylis- Kastrioti 2-0/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!