Kampionia e Europës Luiza Gega pritet në Rinas…

Kampionia më e re e Europës në 3000 m/p Luiza Gega u rikthye paraditen e sotme në atdhe. Në Rinas për të pritur 33 vjeçarene cila ngriti në majë të europës flamurin shqiptar kishin dalë ministja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, kreu i KOKSH Fidel Ylli, presidenti i Atletikes Gjergj Ruli etj.

Ndërkaq vetë Luiza Gega ndërsa u pyet nga mediat sportive pranoi se kishte relizuar një ëndërr dhe se kishte ndjerë emocione të forta teksa dëgjoi himin Kombëtar në mes të Gjermanisë.

Për SuperSport Gega tha: “Jam shumë e lumtur që pas viteve me sakrifica, ia dola. Është arritja më e madhe e imja. Besoja se do ia arrija, jo e sigurt medalje e artë. Nisa të besoja prej rezultateve që kisha marrë gjatë vitit.

Sporti ynë është i matshëm, kisha kohë të mira dhe shpresoja. Bëra një garë strategjike dhe doli si deshëm. Merita është e familjes dhe trajnerit, që kanë besuar dhe kanë qenë me mua në çdo sfidë dhe sakrificë timen. Edhe ne mund t’ia dalim. U ndjeva krenare për ngjyrat që përfaqësoj. Isha e vetmja shqiptare në Europian dhe mora medalje”.

Ndërkohë minitrja Evis Kushi ndër të tjera tha:

“Ky vit ka qenë plot ngjarje të rëndësishme për sportin. Kupa e Botës, Finalja e “Conference League”, Kampionati Evropian i Peshëngritjes.

Kampionate, lojëra olimpike, mesdhetare. Dhe rezultatet kanë qenë si asnjëherë tjetër, Shqipëria po ngrihet në një nivel të ri në arenën ndërkombëtare.

Përveç Ligjit të ri për Sportin, unë jam krenare veçanërisht për ndryshimet e fundit në VKM, ku kemi parashikuar që të shpërblejmë edhe sportistët e sporteve individuale, të kategorive ‘të rritur’ dhe ‘të rinj’, që arrijnë rezultate në veprimtaritë ndërkombëtare./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!