Boks/ Marku: Miguel nuk i njeh shqiptarët

Marku në konference: “Meksikanët janë të fortë, por ata nuk e dinë si janë shqiptarët. Do e shohë një shqiptar të vërtetë dhe do i kujtohet.”

Boksieri shqiptar Florian Marku, sikundër ka lajmëruar më herët do të realizojë ndeshjen për titullin e dytë të WBC Silver, përballë rivalit meksikan Miguel Parra Ramirez.

Ndeshja e madhe për Markun do të zhvillohet në 25 gusht në stadiumin “Air Albania”.

Përpara finales të dy boksierët kanë folur për mediat:

Florian Marku:

“Nga ringu vetëm po me nxorën me barelë, se fitorja do jete e imja”

“Guximin e kam pasur që kur kam lindur. E kam ëndërruar të ndeshem në këtë stadium. Nuk është asgjë fat është punë dhe sakrificë. Ia del në fund. Vetëm me barelë po me nxori kundërshtari, ndryshe nuk e pranoj humbjen. Do bëj maksimumin të fitoj.

Çdo brez, çdo ndeshje është e njëjtë. Ky brez më çon drejt majave. Kam fituar titullin IBF dhe kam dëshirë ta shtoj koleksionin e rripave në shtëpinë time.

Meksikanët janë të fortë, por ata nuk e dinë si janë shqiptarët. Do e shohë një shqiptar të vërtetë dhe do i kujtohet.

Kur arrin diku, të gjithë nuk të përkrahin. Pa u bërë i njohur të përkrahin. I uroj suksese Luiza Gegës, na ka bërë krenar, siç do ju bëj edhe unë të enjten.

Ky është sport që do vetëbesim. Duhet të besosh. Respekte për Ramirez. Ai ka shansin ti ndryshojë jeta. Kundërshtarët nuk e dinë çfarë i pret, unë nuk dorëzohem. Të përgatitet për një natë të paharrueshme. Ju premtoj që nuk do e harrojë kurrë”.

Ramirez:

“Jam i kënaqur që jam në Shqipëri. Do jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme në karrierën time. Do i tregojmë në ring pikat e forta e të dobëta. Duhet të jap gjithçka në ring.

Ne meksikanëve na pëlqejnë luftërat. Do e shohim në ring gjithçka. Në ring do jemi vetëm unë e Marku, do shohim vetëm fytyrat e njeri-tjetrit. E kam të qartë se Marku ka mbështetje.

Në ring do jemi vetëm ne të dy. E rëndësishme është të japim maksimumin në ring. Jemi gati të bëjmë një ndeshje të madhe”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!