Java e dytë për të shuar dyshimet, Partizani-Laçi të hënën

Pasi la pas javën e parë, Superiorja e Shqipërisë do të rikthehet në fushë të shtunën e 27 gushtit. Në Kamëz dhe në ‘Niko Dovana’ do takohen respektivisht Kastrioti-Erzeni dhe Teuta- Bylis.

E diela vjen me përballjen e Rrogozhinës ndërmjet Egnatias dhe Tiranës e cila sikundër të duelet e së shtunës starton në 17:00. Më tej po këtë ditë në 19:30 supersfida e ‘Loro Boriçit’ mes Vllaznisë dhe Kukësit. Ky takim pritet me interes të madh pasi dy favoritet për të tentuar kreun janë shfaqur mjaft dobët në debutim.

Ndërkohë e hëna vjen si me “porosi”. Në “Elbasan Arena” Partizani- Laçi me dy skuadrat që fituan dhe treguan mjaft cilësi në përballjet e fituara me Egnatian dhe Teutën. takimi sipas Departamentit të garave do të nisë me start orën 19:30/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!