MotoGP/ Fitorja e Banjajës dhe rregulli i ri i Dorna-s

Karmine Ezpeleta: “Duhet më shumë spektakel, më shumë tifozë….”

Peko Banjaja me Dukati fitoi në Austri të dielën ‘Çmimin e Madh’ në MotoGP. Në pisten e Sipelberg, italiani ndërsa fitoi garën e dytë radhazi, la prapa kampionin e botës dhe kryesuesin e Botërorit Fabio Kuartararao. I treti erdhi Xhek Miler.

Ndërkohë lajme të reja vijnë nga MotoGP. Duke nisur nga botërori i ardhëshëm në garat me motorrë do të aplikohet “gara sprint”. Sipas drejtuesëve të Dorna-s, kjo garë e re do të jetë e reduktuar në numër xhirosh dhe do të aplikohet të shtunën.

Duhet më shumë spektakel më shumë tifozë për të qenë të ndjekur edhe të shtunave” tha ndër të tjera nga Austria presidenti i Dorna-s Ezpeleta.

Kështu sipas tyre, pilotët të shtunave do garojnë për të marrë 12 pikë (vendi i parë) e deri në 1 të vetme. Nuk do ketë asnjë impakt në nisjen e së dielës duke bërë që prova zyrtare e vendosjes të mbetet në fuqi. Parashikohet të eleminohet sesioni i 4 (Q4) i provave të fundjavës.

Sakaq duket një implemetim i Formula 1 ndërsa në Botërorin e tij, aplikohen 3 gara sezonale me variantin ‘sprint’/ Sportiim.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!