Bylis thyen krutanët, Bellai debutimi perfekt

Bylis – Kastrioti 2-0 (Antoni 65′, Kaçorri 68′)
Rikthimi i Bylisit në Superligë u shënua nga një fitore ndaj Kastriotit në “Adush Muça” të Ballshit.
Fraksioni i parë i sfidës flet për vendasit që dominojnë në fushë dhe janë protagonistë në rastet më të pastra. Krutanët mbeten në hije pa mundur të shfaqin diçka në fushën e lojës.
Gjithçka vendoset në harkun e dytë të sfidës ku ballshiotët gjejnë golat e fitores brenda 3 minutave. Antoni shënon i pari dhe ndjek Kaçorri me një super gol që dyfishon rezultatin në Ballsh.
Bylis tregon karakter në këtë paraqitje të parë ndërsa Kastrioti duket se e ka humbur dëshirën e sezonit të kaluar.