Bastianini gjën ‘Pol’-in e parë në Spielberg

“Austria i buzëqesh Ducatit, me një hat-trick fantastik në rreshtin e parë përpara GP-së që do të zhvillohet të dielën në pistën Red Bull Ring.

Pole position, i pari në karrierën e tij në MotoGP, për Enea Bastianinin e Dukati-t: “Jam shumë i lumtur për këtë pole të parë në MotoGP, nuk më ka ndodhur të jem në pole që nga Moto3. Ka një vlerë të shtuar, morëm Një hap përpara dhe u afruam kaq shumë. Kualifikimi ishte i mirë edhe nëse xhiroja nuk ishte perfekte, po filloj të shprehem sa më mirë, por ka ende shumë punë për të bërë”.

“Sot ishim konkurrues dhe e dija që mund të bëja diçka më shumë. Jemi gati për garën nesër. Jam i qetë dhe punoj shumë mirë në garazh, kjo na lejon të kemi gjysmën e punës”, tha piloti i ekipit Gresini. .

Vija e parë edhe për Françesko Banjajën i cili do të nisë i dyti: “Punë e shkëlqyer nga mekanikët që e vendosën motorrin në rrugën e duhur. Jam shumë i lumtur sepse fundjava po shkon në drejtim pozitiv pas një momenti të vështirë. Enea eshte i shpejtë dhe Kuartararo shume i shpejte.Miler? Vitin e kaluar me ka ndihmuar shume duke më bërë të marr rezultate pozitive. Tani jemi përballë”.

I treti Xhek Miler me një tjetër të Ducati: “Jam shumë i kënaqur me rreshtin e parë, ne shtymë fort në të gjitha seancat dhe pata ritmin e duhur. Mund të kishim luftuar për pole. Xhiroja e parë do të jetë e vështirë”.

Sakaq kampioni në fuqi dhe kryesuesi i Botërorit Fabio Kuartararao do të niset nga vendi i pestë. Gara nesër në Spielberg me start orën 14:00 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!