Vllaznia nis me Erzenin, Partizani në Elbasan

  • Start në fusha neutrale për dy pritëset e ditës së sotme. Erzeni në Durrës pret shkodranët ndërsa Partizani gjën ‘mesin e artë’ ndaj Egnatias…

Nga: Erga Kenga

Pas premierës së sezonit me Kukësi- Tirana (1-1) luajtur të premten në ‘Kukës Arena, edicioni i 84-ët i Abissnet Superiore, vijon sot me dy takime të tjera nga 5 të parashikuara.

Rikthim pas 19 viteve mungese në Superiore për Erzenin e Shijakut i cili gjën strehë në “Niko Dovana” për të pritur Vllazninë në takimin zyrtar me orarin e përcaktuar 17:00. Formacioni shijakas i konturuar nga tekniku i tyre Xhevahir Kapllani për tu parë…

Ndërkaq sipas Josës, fytyra e re e kuqebluve sot do të jetë e destinuar të privohet nga dy mungesa kryesore. Bulatoviç dhe Aralaica vuajnë dëmtimet ndërsa afrimi i fundit Esat Mala, ende peng i dokumentacionit.

Pak më vonë në orën 19:30, takimi tjetër i ditës, vjen nga “Elbasan Arena”. Partizani për herë të parë me Xhovani Kolelën në timon, do duhet të “deshifrojë” jo vetëm fizionominë e skuadrës së re të kuqe por dhe atë të rivalit nga Rrogozhina.

Në fakt, sikundër Kolela edhe trajneri i Egnatias Edlir Tetova e ka absolutisht debutim. Me të veçantën e madhe se ky sezon për ekipin e presidentit Agim Demrozi duket i gjithi i ribërë.

Ndeshjet e javës së parë ‘Abissnet Superiore’:

Sot (e shtunë):

Erzeni- Vllaznia 17:00 (në ‘Niko Dovana’)

Partizani-Egnatia 19:30 (në ‘Elbasan Arena’)

Të dielën:

Laçi- Teuta 17:00

Bylis- Kastrioti 17:00

Kukësi- Tirana 1-1 (luajtur të premten)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!