Ballkani fiton aktin e parë ndërshqiptar

Ballkani fiton me përmbysje në Shkup, Meriton Korenica me një supergol, i jep fitoren skuadrës së teknikut Ilir Daja

U luajtën sot takimet e para të fazës “play-off” të Conference Leauge. Mes tyre edhe një “derbi” shqiptarësh. Ballkani fitoi me përmbysje përballë Shkupit dhe e sheh veten një hap larg kalimit në fazën e grupeve.

Skuadrat zhvilluan një ndeshje thuajse të barabartë por në fund fitorja i takoi ekipit të Ilir Dajës.

Adetunji realizoi që në minutën e 19′-të për Shkupin pas një skeme të ndërtuar mjaft mirë por Ballkanit i mjaftuan 4 minuta për të gjetur golin e barazimit me Rrahmanin.

Gjithçka më tej e vendosi Meriton Korenica me një gol nga distanca në minutën e 67′-të. Në fund të sfidës, Shkupi u shfaq rrezikshëm në zonën e Ballkanit duke e detyruar të tërhiqet i gjithi në mbrojtje, por maqedonasit nuk ia dolën të bënin diçka më shumë për të ndryshuar shifrat.

Llogaritë mbeten të hapura dhe gjithçka do të vuloset në sfidën e kthimit të enjten e ardhshme në ‘Fadil Vokrri’ të Prishtinës.

Rezultatet sot në Conference League, faza play off:

Rakov Çestokova – Sllavia Pragë 2-1

Makabi Tel Aviv – Nicë 1-0

Molde – Volfsberger 0-1

CSKA Sofie – Bazel 1-0

Rigas FS – Linfield 2-2

Sllovaçko – AIK 3-0

Jang Bojs – Anderleht 0-1

Universitatea Krajovë – Hapoel Ber Sheva 1-1

Istanbul Bashaksehir – Rojal Antverp 1-1

Vaduz – Rapid Vienë 1-1

Zrinjski Mostar- Sllovan Bratislava 1-0

Maribor – Kluzh 0-0

Këln – Fehervar 1-2

FCSB (Steaua) – Viking 1-2

Leh Poznan – Dudelanzh 2-0

Vijareal – Hajduk Split 4-2

Uest Hem – Viborg 3-1

AZ Alkmar – Gil Viçente 4-0

Fiorentina – Tvente 2-1

Partizan Beograd – Hamrun Spartans 4-1

Shkupi – Ballkani 1-2 / Përgatiti: Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!