Bylis largon trajnerin

Bylis mbetet pa trajner
Jeton Beqiri nuk do të jetë më trajneri i Bylisit. Sipas asaj që raporton “Panorama Sport”, 42-vjeçari ka rënë dakord me presidentin Kapllanaj për të mbyllur bashkëpunimin me skuadrën ballshiote.
Shkak i këtij largimi të papritur vetëm disa ditë para javës së parë të kampionatit mendohet të jetë bërë një ofertë bindëse për tetovarin nga një klub në Arabinë Saudite.
Për të marrë drejtimin e Bylisit, raportohet se favoritë janë Arjan Bellai, Gentian Mezani dhe Emanuel Egbo.