Superiore, Kupa, Kategoria e Parë, axhenda sezonale 2022/23

Përgatiti: Erga Kenga
Edicionin e kaluar Abissnet Superiore nisi më 10 shtator (Teuta- Partizani 1-0) duke u shënuar si kampionati i fundit që hapte aq vonë një edicion futbollitik në Europë.
Ndryshe ngjet këtë sezon ndërsa javën që vjen, më 20 gusht, 10 skuadrat do të behin në fushë. Për aktin e 84-ët të historisë zyrtare të futbollit elitar në Shqipëri. Ai do të jetë si zakonisht vitet e fundit me 4 faza e 36 javë i cili prodhon të njëjtat verdikte si:
Kampionen e Shqipërisë (në Champions), dy bileta europiane (vendi i dytë dhe i tretë Conference League, një biletë CL nga Kupa e 71-të e Shqipërisë).
Sikundër u implementua sezonin e kaluar edhe ky edicion do të shoqërohet nga sistemi VAR.
Gjithashtu nga kampionati rrëzohen automatikisht një kategori më poshtë 2 skuadrat e fundit ndërsa vendi i 8-të, shkon në play out (me një takim në fushën e saj) me të tretën e Kategorisë së Parë (del nga play offi).
Sakaq për shkak të Kampionatit Botëror, kampionati do të ndërpritet në javën e 13-të të Abissnet Superiore dhe do të rifillojë më 7 dhjetor, kur do të luhet edhe Superkupa mes Tiranës dhe Vllaznisë.
‘Gongu’ final i këtij edicioni sipas Departamentit të Garave në FSHF do të mbyllet më 24 maj 2023.
Të tjera:
Kupa e Shqipërisë nis 15 shtator 2022 dhe mbyll me finalen e 28 majit 2023.
Kategoria e Parë me 14 skuadra pjesëmarrëse starton më 3 shtator 2022, shkon deri në 6 maj 2023.
Kategoria e Dytë nis më 1 tetor 2022 ndal vrullin, më 29 prill 2023.