Starti/ Superliga e Kosovës nis me befasi…

Ka nisur sot kampionati elitar i Superligës së Kosovës. Në fushë me fillim orën 17:00 tri duele.

Ferizaj i rikthyer në Superligë u përball me Gjilanin në fushën e skuadrës së Zekirija Ramadanit. Performanca e skuadrës nga Ferizaj ishte mbresëlënëse teksa udhëhoqi 1-2 deri në fundin e takimit. Aty ku vendasit barazuan në të 83′-ën 2-2 dhe shënuan golin e fitores në shtesë.

Në Klinë, Dukgjini u thye nga Prishtina e teknikut Ismet Munishi vetëm në minutën e 92′-të. Sfida përfundoi 1-2. Oto Xhon tashmë pjesë e Dukagjinit, ishte me statusin e ishit. Ish sulmuesi i Skënderbeut edicionin e kaluar luajti me fanellën e Prishtinës.

Ndeshja e tretë e ditës së parë u luajt ndërmjet Trepçia’89 dhe Dritës. Edhe në këtë duel skuadra e ngjitur këtë sezon gati sa nuk realizoi befasinë e madhe. “Minatorët” kryesonin deri në minutën e 85′ 2-1. Një penallti e shndërruar në gol nga balancoi shifrat në 2-2.

Ndërkaq, Drenica- Llapi nesër në orën 17:00 ndërsa Malisheva -Ballkani e shtyrë /Sportiim.al/

Shifrat e ditës:

Gjilani-Ferizaj 3-2

Dukagjini-Prishtina 1-2

Trepça ’89- Drita 2-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!