Alla, një mbrojtës për Laçin

Albi Alla rikthehet në Superiore. Pas Bylisit, Flamurtarit dhe Kukësit në Shqipëri do të veshë uniformën e Laçit. Pogradecari 29-vjeçar ka luajtur së fundi në Kinë ndërsa në Superiore arriti të fitojë titullin kampion me Kukësin.

Te kurbinasit largimet e shumta kanë bërë që të gjitha repartet të vihen në procesin e rinovimëve. Blerjet ‘big’ te Babatunde, Borisjuk apo Cucin nuk kanë mbyllur të gjitha shtigjet.

Largimi i Malotës në qëndër të mbrojtjes ka hapur të tjera “vrima’. Pikërisht për të mbyllur këto hapësira është dakortësuar me Allën.

Një aventurë 4 vjeçare në Kinë ndërsa së fundi pas Zibos, mbrojtësi luajti sistematikisht me Nanjing (niveli i dytë kinez). Në eksperiencën e tij Albi Alla është grumbulluar me kombëtaren kuqezi. Klubi pritet ta zyrtarizojë si blerjen e radhës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!