Afrimi i radhës, Mala prapakthehu

Girensunspor nuk e kishte në plane por e ndalon të shkojë te Vllaznia
Esat Mala bën prapakthehu. Së paku për momentin. Sipas ‘newsport’, ish mesfushori i Partizanit nuk lejohet nga klubi që ka në zotërim kartonin e ‘xholit’- Girensunspor.
Në fakt mala nisi befasisht stërvitjen me shkodranët mbi bazën e një pakti mes palëve por stili i ri pa një prezantim ashtu siç di të bëjë klubi më i vjetër në Shqipëri la të kuptohej se diçka nuk ishte koherente
Raportohet se mesfushori kosovar nuk ka marrë ende lejekalimin nga klubi i Girensunspor duke ndryshuar tërësisht planet e trajnerit Mirel Josa.
Më tej, edhe pse po punohet në rrugë zyrtare nga drejtuesit e Vllaznisë, turqit nuk janë bindur për të dhënë letrat për futbollistin aq të dëshiruar nga kuqeblutë./Sportiim.al/