Bylis prezanton portugezin Souza

Bylis ka zyrtarizuar afrimin e portugezit Aires Souza në skuadër. 23-vjeçari prej ditësh po stërvitej me ballshiotët dhe madje ka debutuar me gol në miqësoren përballë Skënderbeut.
Sulmuesi ka një CV të pasur ku spikatin klube si Sporting, Benfika e Maritimo në të cilat Souza është aktivizuar më parë.
Portugezi do të jetë në dispozicion të trajnerit Beqiri për sezonin e ri ku Bylis do të luajë në Abisnet Superiore dhe në javën e parë do të ketë përballë Kastriotin./Sara Gjidiaj/
