Sherif Kallaku zyrtarisht bardheblu

Nga Partizani te Tirana, Sherif Kallaku konfirmohet zyrtarisht si afrimi më i ri i merkatos së bardhebluve. Ishte vetë klubi i Tiranës që njoftoi në rrjetet sociale arritjen e marrëveshjes me 24-vjeçarin dhe i uroi atij mirëseardhjen.

Mesfushori do të luajë me fanellën e kampionëve për sezonin e ardhshëm në formën e huazimit nga Lokomotiva Zagreb. Në të shkuarën Kallaku ka qenë pjesë e Laçit, Teutës dhe Partizanit.

Pas largimit të Enur Totres, Tirana kishte nevojë pikërisht për një lojtar të tillë si Kallaku i cili është tashmë në dispozicion të trajnerit Shehi dhe klubit bardheblu. Fantazisti kaloi një periudhë jo të mirë si te kroatët ashtu dhe te Partizani. Dëmtimet dhe COVID-19, ishin armiqtë e betuar të 24 vjeçarit. /Sara Gjidija/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!