Trajneri i Empolit: Bajrami bën diferencën…

E kërkon me ngulm Fiorentina, Zaneti: Na bën më shumë punë ne (Empolit).

Trajneri i Empolit, Paolo Zaneti, ka dhënë një intervistë për ‘TGR Rai Toscana’ Ai ka folur për mesfushorin Nedim Bajrami te i cili ka vënë sytë edhe Fiorentina:

“Përbën arsye krenarie që është shumë i kërkuar, por sa e rëndësishme është për skuadrat e tjera aq më shumë është i dobishëm për Empolin. Është një lojtar për të cilin nuk e kam mohuar kurrë vlerësimin tim edhe si kundërshtar dhe tani kam fatin ta stërvit dhe shpresoj ta bëj deri në fund.

Bajrami është universal dhe di të luajë në sektorë të ndyshëm të fushës. Me teknikën dhe cilësitë ku dhe arrin të shënojë. Prandaj ai është një lojtar që mund të bëjë diferencën, paçka se ka ende për tu përmirësuar”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!