Laçi vuan në Moldavi, mbahet te 0-0

Conference League turi i dytë, ndeshja e vajtjes: Petrokub-Laçi 0-0

Laçi ka marrë një barazim me shumë vlerë në Moldavi përballë nënkampionëve të Petrokub Hinçesti. Për t’u theksuar fakti që bardhezinjtë luajtën me një lojtar më pak që prej minutës së 27′-të.

Skuadrat e nisën me ritëm loje të barabartë me ekipin e Laçit që përpiqej të shfrytëzonte në maksimum kundërsulmet e shpejta.

Në gjysmën e pjesës së parë (27′) Spahiu do të “tradhtojë” skuadrën e tij pasi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe lë fushën e lojës duke prishur barazinë numerike për minutat e mbetura që ishin të konsiderueshme.

Loja e kurbinasve u përqëndrua në mbrojtje pasi mbetën me një lojtar më pak por nuk munguan as rastet sporadike për bardhezinjtë që u shfaqën të rrezikshëm me Mazrekajn apo Akiniemi.

Aksione të shumëta para portës së bardhezinjëve të cilët sot u përfaqësuan me një fanellë ‘blu’. Vendasit të mbështur nga tifozë si fëmijë, ushtarë etj, duke shfrytëzuar avantazhin numerik provuan të rrezikonin portën e Dajsinanit, i cili u tregua shpesh i vëmendshëm.

Gjithësesi në fund, kavajasi në dy tri raste doli gabim teksa rrezikoi të ndëshkonte të tijtë.

Pas ndeshjes së parë, llogaritë mbeten të hapura dhe gjithçka do të luhet në ndeshjen e kthimit të enjten e ardhshme me Laçin që do duhet të bëjë në ‘Elbasan Arena’ pa mesfushorin kryesor Sebastjan Spahiun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!